Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar protestën, përpara Kryeministrisë. Lapaj u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së tij, në mënyrë që të protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjve të bëra nga qeveritarët. Ai tha se në këtë vend ka shumë për të protestuar dhe se Rama ka vjedhur republikën bashkë me kolegët e tij.
“Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po themi që ka vjedhur republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë e thotë gjykata. Një muaj rresht është thyer ndonjë lule këtu nga ne, ndonjë xham, po kur bëjmë proteste ne nuk duhet të lejohemi.
Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestua. Kauza është që këta nuk mund të na tallin. Nuk mund të na vjedhin dhe të na dalin në mbrëmje gala dhe ndërkohë problemi janë ata që reagojnë.” tha ai.
