Pas arrestimit të Evis Berberit, urdhër arrest edhe për biznesmenin Valter Begaj

Pas arrestimit të Kreut të ARRSH, Evis Berberi, lëshohet urdhër-arrest edhe për biznesmenin Valter Begaj.

Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Mësohet se kreu i ARRSH, ka qenë edhe dje në zyrën e tij, pavarësisht raportimeve se kishte dhënë dorëheqjen.

Nga hetimi rezulton se SPAK ka zbarkuar në zyrat e ARRSH dhe banesën e Beberit, ku u gjet një shumë e konsiderueshme para dhe piktura të shtrenjta që u konsideruan si ryshfet.

“Ka patur disa çështje që janë marrë në shqyrtim, njëra prej tyre lidhet me faktin se Berberi kishte dyshime për abuzime me fondet e një tenderi që kishte të bënte mirëmbajtjen e serverit ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, i cili ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave. Në siten e SPAK kanë kaluar edhe disa tendera që kanë të bëjnë me rrugët!”, shprehet gazetarja Klodiana Lala.


Shtuar 14.03.2024 10:42