Çdo fillim e ka një fund. Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe partnerja Ilary Blasin ndahen pas 17 vitesh martesë. Dyshja e njohur e ka parë të arsyeshme t’i japë fund marrëdhënies mes tyre, vendim ky që pritej prej kohësh për shkak të problemeve të ndryshme që raporti mes tyre ka hasur.
Totti dhe Blasin u kurorzëuan me 19 qershor 2005, ndërsa fryt i dashurisë së tyre janë 3 fëmijë. Ata janë Cristian, Chane dhe Isabel.
Prej muajsh në media emri i “ikonës” romake dhe bukuroshes së njohur ka zenë vend në mediat gossip, por të dy gjithmonë janë përpjekur për të mbajtur gjithçka larg kamerave. Si duket, thashethemet janë të vërteta.