Partia e Lirisë do të jetë e majtë apo e djathtë? “Zbërthehet” Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur se Partia e Lirisë është një parti patriotike që do të ndezë shpresën.

Përmes një konference për shtyp, Meta u shtoi se kjo parti do të jetë ultrademokratike dhe nuk do të bojkotojë asnjë palë zgjedhje.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje: LSI identifikohej si parti e majtë, partia e Lirisë është e majtë apo e djathtë? Brenda dy muajsh pritet të dekretohet data e zgjedhjeve vendore, partia e Lirisë do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore?

Meta: Partia e Lirisë për aq kohë sa unë do të jem lidë ri saj, asnjë sekond nuk do të bojkotojë asnjë gjë në këtë vend, as seanca parlamentare aq më tepër në bojkotojë zgjedhje. Të gjitha ata që kanë pyetur si do të ikë qeveria, do të ikë me zgjedhje si të dojë, ose me protesta ose zgjedhje. Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet është dezertor ose është me probleme pa kapacitet politike sepse unë nuk jam naiv të pres demokraci daneze, duhet ta forcojmë çdo ditë. Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në çdo zgjedhje.

Pyetje: E majtë apo e djathtë?

Meta: Është e majtë apo e djathë, liria , Kushtetuta, është e majë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse, këtu nuk kemi të bëjmë me të majtë apo e djathtë. PS sot është e majtë? Të jesh parti në pushtet që nuk jep asgjë për familjet shqiptare është e majtë apo ajo?

PS sot a është parti patriotike? Është ajo parti kur isha unë dhe ato tjerët dhanë kontribute për Kosovës, apo është parti që ka frikë të përmendë masakrën e Srebrenicës apo të Kosovës. partia e Lirisë është parti Patriotike… Partia e Lirisë tani do ndezi flakën  e lirisë, shpresës dhe nuk do i vë zjarrin por do ta shpëtojë Shqipërinë. Është parti patriotik dhe jo nacionaliste, nuk kemi pretendime territoriale…/albeu.com/