Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë një denoncim publik të bujshëm, duke publikuar emrat e disa personave që sipas saj, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të pavarur për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025.
Vangjeli, akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për miratim të listave që, sipas PD, janë të kontaminuara politikisht dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas PD, disa nga personat e përfshirë janë të njohur publikisht për angazhimin e tyre politik me PS-në dhe madje kanë qenë aktivë në propagandën zgjedhore për partinë në pushtet, përfshirë në rrjetet sociale.
Kjo, sipas PD-së, përbën një shkelje flagrante të paanësisë që kërkohet nga roli i vëzhguesit zgjedhor.
Partia Demokratike, ka publikuar një listë prej 13 emrash që, sipas saj, janë të lidhur me rrjetin e patronazhistëve dhe njofton se verifikimi po vijon për emra të tjerë.
Çështja do t’i referohet organeve të hetimit për veprime të mëtejshme ligjore.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?
Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore , vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.
Emrat e identifikuar deri tani janë:
Besmir Hallaçi VKSH nr.614, dt.25.04.2025
Ardit Hoxha VKSH nr.595, dt.25.04.2025
Enxhi Karaj VKSH nr.599, dt.25.04.2025
Gerta Vasku VKSH nr.605, dt.25.04.2025
Bardhyl Fejzo VKSH nr.617, dt.25.04.2025
Dorian Hila VKSH nr.634, dt.25.04.2025
Stenli Denaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025
Elis Alimeri VKSH nr.634, dt.25.04.2025
Besnik Demaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025
Robert Qirollari VKSH nr.588, dt.25.04.2025
Klodjan Cani VKSH nr.588, dt.25.04.2025
Eugerta Bakiu VKSH nr.589, dt.25.04.2025
Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.