Parku i Shebenikut ‘gjerdani’ i turizmit malor në Librazhd

Afro 100 km nga Tirana ndodhet Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në zonën e Librazhdit, një vendet që ka tërhequr vëmendjen e turistëve vitet e fundit. Është një mundësi shumë e mirë për eksploruesit e natyres dhe sportet ekstreme si rally, alpinizëm e ski. Me këtë moto, Bashkia e Librazhdit për herë të parë organizoi një aktivitet promovues për turizmin malor.

Kryebashkiaku Mariglen Disha tha se përpos Parku Kombëtar të Shebenikut vizitorët do orientohen edhe drejt destinacioneve të tjera  si monumente të natyrës dhe site të trashëgimisë kulturore.

“Turistët mund të zgjedhin për të vizituar destinacione të tilla si Rruga Egnatia , një nga 12 rrugët më të famshme të kohës antike. Përgjatë luginës së Shkumbinit ku ka gjurmë të freskëta të saj në segmente me gjatësi jo të vogla. Po kështu përveç Rrugës Egnatia dhe Parkut Kombëtar të Shebenikut janë destinacione po kaq të  famshme edhe Kisha Eremite e Kosharishtit,  Shpella e Akullit në Letëm, Liqenet Akullnajore të Shebenikut, Ura e Kamares në Mirakë, Ura e Gurit në Polis, Shpella e Plakës në Gizavesh, Qyteza ,Guri i Bletës e Guri i Sukllit në Xhyrë o plot të tjera monumente kulture, monumente historike e monumente natyre”, shprehet Kryebashkiaku Mariglen Disha.

Librazhdi vlerësohet gjithashtu edhe për shumëllojshmërinë e bimësisë, luleve e pyjeve  dhe cilësohet nga të huajt si një miniparajsë e gjelbërimit dhe burimeve ujore. Mungojnë strukturat hotelerie por duhet theskuar se nëpër fshatra ka nisur ndërtimi i bujtinave si në Hotolisht, Polis e Fushë Studën, të cilat gjithnjë e më shumë po prenotohen nga vendas dhe turistë të huaj.