Në foto Selman Krasniqi, personi i shpallur në kërkim
Sot do të mbahet seanca për Fredi Krasniqin, pronarin e “shtëpisë së barit në Shijak, ku u sekuestruan 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.
Sakaq Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk finacohet nga grupet kriminale.
Ai pretendon se bimët narkotike i ka mbjellë për të përfituar para të shpejta për shkak të disa probleme shëndetësore.
“Armët i kam ruajtur që prej kohës së trazirave që përkon me vitet 97’ dhe i kam ruajtur që në atë periudhë brenda një muri të dyfishtë. Bimët narkotike i kam mbjellë për të përfituar para të shpejta për shkak të disa problemeve shëndetësore dhe kjo ishte e vetmja mënyrë për t’ia arritur. Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk mund ta përballoj koston në formë tjetër. Çdo impiant që është vendosur në shtëpi, është bere nga unë dhe nuk ka financuar asnjë grup kriminal”, ka dëshmuar Fredi Krasniqi.
Fredi Krasniqi u arrestua, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim. Hetuesit kanë dyshime të forta se pas këtij aktiviteti është i përfshirë një grup i strukturuar kriminal që operon në këtë zonë.
Mësohet se janë të paktën 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë grup, të cilët po mbahen në vëzhgim, identiteti i të cilëve mbahet i fshehtë për shkak të hetimeve.
Albeu.com mëson se e janë sekuestruar aparatet celulare të të arrestuarit Fredi Krasniqi për të zbërthyer komunikimet e tij, për të shkuar drejt zbulimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup.
Çfarë u sekuestrua në ‘shtëpinë e barit’
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak.
/Albeu.com.