Pesë akullnajat gjermane alpine mund të zhduken brenda 50 viteve, sipas ekspertit Christoph Mayer.
Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve të shiut këtë vit e bënë të vështirë që akullnajat të mbeten të ngrira, për këtë arsye ato u shkrinë në mënyrë dramatike.
“Nëse shikoni të gjitha akullnajat në Alpe, atëherë duhet të thoni se situata është ndryshe me akullnajat gjermane. Ka rreth 3000 akullnaja në Alpe, si dhe disa akullnaja shumë të mëdha që do të vazhdojnë të ekzistojnë për një kohë shumë të gjatë, por parashikimi për akullnajat gjermane është shumë më i keq. Akullnajat e Berchtesgaden do të zhduken brenda pak vitesh dhe dy më të mëdha do të ekzistojnë për 10 ose 15 vjet të tjera. Atëherë me siguri do të marrë fund”, tha Mayer.
Mbulesa më e hollë e dëborës që nga viti 1901 është regjistruar në malin më të lartë të Gjermanisë. Mayer argumenton se është më e rëndësishme të reduktohet emetimi i gazrave të dëmshëm.