Parashikimi i Motit për ditën e diel, zonat ku priten reshje dëbore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot të vranët e në itervale të shkurtra kohore do të kemi çarje të tyre, gjatë ditës së dielë.

Sipas SHMU, reshjet e shiut do të jenë prezente të në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në zonat malore, në lartësinë mbi 1000 metra, do të ketë rreshje bore me intensitet të ulët, ndersa në Alpe me intensitet mesatar.

Era do të jetë nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgtare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, shoqeruar me një dallgëzim të forcës 4-5 ballë./albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 23:46