Aksident tragjik në mesnatë! Përplaset ambulanca, vdes pacientja 42-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Rinas. Rreth orës 23:50 është aksidentuar ambulanca e spitalit të Krujës me një mjet tjetër.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacietja 42-vjeçare e cila ndodhej në gjendje kritike për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 28.11.2021 07:53