Parashikimi i motit për datën 17 shkurt

Duke filluar gradualisht nga dita e premte,  mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -2 deri 12°C
në zona e ulëta -2 deri 18°C
në zona bregdetare 6 deri 18°C

/albeu.com/