Parashikimi i motit 6 Shtator 2025, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë të ditës dominim të intervaleve të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që kthjellimet më prezente të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira nëpër të gjithë zonën malore, ku më të fokusuara do të jenë në lindje të Shqipërisë por mundësia për shira është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët e shënuar në Verilindje të vendit, deri në 35°C pritet vlera maksimale në Qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë, duke arritur shpejtësinë makimale deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.


Shtuar 6.09.2025 07:28