Parashikimi i motit 6 Shkurt 2024

Moti në vendin tonë, do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore me origjinë Perëndimore, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior.

Të lidhura

None found

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike, të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C temperatura më e ulët, e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 6.02.2024 07:39