Parashikimi i motit 3 Prill 2024, vranësira dhe kthjellime

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.

Moti do të jetë me kthjellime, si dhe nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash kalimtare, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-9m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 17°C

në zonat e ulëta 6 deri 23°C

në zonat bregdetare 9 deri 21°C


Shtuar 3.04.2024 07:52