Ditën e sotme vendi ynë, do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore-Veriperëndimore, që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje.
Ky stabilitet, i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë, deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.