Parashikimi i motit 11 Qershor 2026/ Kthjellime dhe vranësira, ja sa do të jenë temperaturat

Këtë të enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje, duke filluar prej orëve të mesditës.

Në orët e vona të mbrëmjes shtim të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura, duke nisur nga zona e veriut dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.

Të lidhura

None found

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në relievet malore në lindje.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, duke nisur fillimisht nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.

Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

 

 


Shtuar 11.06.2026 07:24

primebahiscasibomjojobetcasibomgrandpashabetMadridbetMadridbetextrabetbetpark girişgrandpashabetcasibomromabetromabetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusugrandpashabet kayıp bonusuholiganbetjojobetjojobetJojobet Girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişcasibomCratosroyalbetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabetjojobet girişcasibom