Parashikimi i motit 1 Nëntor 2024/ Kthjellime dhe vranësira, si priten të jenë temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes, prezencë të mjegullës së dendura kryesisht përgjatë zonave luginore të vendit.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 18°C

në zonat e ulëta 4 deri 24°C

në zonat bregdetare 10 deri 24°C


Shtuar 1.11.2024 07:35