EMRI/ Parandalohet ngjarja kriminale në Korçë, policia arreston një person me armë në brez (VIDEO)

Kapet nga policia një shtetas, i identifikuar si Kledi Asllani, i cili qarkullonte me armë zjarri në brez.

Ngjarja pak minuta më parë në lagjen 14 të qytetit.

Policia ka konstatuar Asllanin me armë në brez dhe është vënë menjëherë në ndjekje të tij i cili sapo ka parë policinë ka hedhur armën në koshin e mbeturinave dhe është kapur pak metra më tutje.

Klajdi Asllani është arrestuar më parë për armëmbajtje pa lejë, sipas burimeve ka rreth 1 vit që ka dalë nga burgu.

Forca të shumta policie duke bërë krehjen e zonës për të parë nëse ka pasur sende të tjera./albeu.com

Shtuar 29.07.2022 23:09