Një tjetër sherr mes vëllezërish, është regjistruar sot në në fshatin Midhë të Matit, pas ngjarjes së rëndë në Lushnje, ku dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përfunduar të dy në spital.
Edhe sherri në Mat mes vëllezërvë t të njëjtit motiv për prona.
Ndërhyrja e policisë, ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin S.S., 61- vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.
Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Dosja i kalon Prokurorisë së Dibrës.
Mat/U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61-vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.
Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.