Paralajmëron shefi gjerman i mbrojtjes: Mos e nënvlerësoni fuqinë ushtarake të Rusisë

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë po paralajmëron për qëllimin e Rusisë për të hapur një front të dytë në përpjekjen e saj për të kapur më shumë terren në Ukrainë.

Gjenerali Eberhard Zorn, ushtari i rangut më të lartë në Bundeswehr, thotë se Perëndimi nuk duhet të nënvlerësojë fuqinë ushtarake të Moskës.

“Pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse mund të jetë e lidhur në Ukrainë për momentin, por, edhe pse kështu, ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e forcave tokësore ruse për të hapur një teatër të dytë lufte. Shumica e marinës ruse nuk është vendosur ende në luftën kundër Ukrainës dhe forcat ajrore ruse kanë ende një potencial të rëndësishëm, i cili përbën një kërcënim edhe për NATO-n”, tha ai për Reuters.

Zorn, duke folur para fillimit të një ofensive ukrainase në jug, tha se dinamika e sulmit të Rusisë ishte ngadalësuar, por forcat e saj ishin ende duke ecur përpara.

Megjithatë, ai megjithatë tha se nuk parashikon ndonjë ofensivë me ndikim të gjerë thellë në territorin e mbajtur nga ukrainas për momentin./albeu.com