Para trupës diplomatike harron tekstin! Telefonata nxjerr zbuluar këngëtaren e njohur

Ermira Kola, këngëtarja legjendare e serenatave të bukura të Korçës ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, ku zbuloi dhe miqësinë e ngushtë me këngëtarin Aurel Thellimi.

Mirëpo ky zbulim nuk erdhi krejt rastësisht. Teksa pyetej nga Ermali mbi situatat e sikletshme të saj në skenë, Ermira kujtoi një koncert më këngëtarin Thellimi që tashmë ishte kthyer njëkohësisht në një moment shumë gazmor për miqtë.

Kaq mjaftoi që Ermal Peçi të telefononte në transmetim të drejtpërdrejt Thellimin, duke e pyetur më tepër mbi këtë performancë të dyshes.

“Ishte një mbremje për një trupë diplomatike në Sarandë. Ermira ngrihet të këndoj këngën ‘Në moshë të dashurisë’ dhe tërë kohën thonte ‘mendonja, mendonja, mendonja…’ dhe unë e pashë, dola vazhdova këngën, që domethënë kënga ka tekst. Se ç’po mendonte Ermira në ato momente…” – rrëfeu ai përgjatë telefonatës.

Miqësia e tyre ishte një detaj i panjohur për shumë, dhe Aureli shprehu se “janë rritur që 5 vjeç bashkë, kemi dalë nga prindër të ndryshëm por ajo është motra ime e vogël.”

Këngëtarja Kola me humor pranoi se kjo ngjarje kishte ndodhur vërtetë, madje ofroi edhe një version të këngës së famshme ‘Në moshë të dashurisë’ ku teksti përmban vetëm fjalë ‘mendoja’.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në YouTube, Abc News Albania.


Shtuar 28.12.2021 18:44