Papa Françesku u çon akullore të burgosurve në Itali

Një gjest i papritur ka ardhur nga Papa Françesku. Ai ka dërguar 15 mijë akullore te të burgosurit për t’u ofruar atyre freski gjatë një prej verave më të nxehta në Itali.

Akulloret iu dorëzuan dy burgjeve të Romës, Regina Coeli në qendër të qytetit dhe Rebibbia, në periferi, nga kardinali i zgjedhur i Vatikanit, Conrad Kratzeëski.

Dhurimi i akullores ishte një nga gjestet e shumta të bëra gjatë verës “për të ndihmuar dhe dhënë shpresë për mijëra njerëz në burgjet e Romës” , thuhet në një në deklaratë.

Në qershor, rreth 20 të burgosur nga burgjet Rebibbia takuan Papën, i cili i shoqëroi ata në një vizitë në Muzetë e Vatikanit.

Gjithashtu, zyra e tij e bamirësisë mori grupe të vogla njerëzish të pastrehë dhe i çoi në det ose liqen për një pasdite pushimi dhe ngrënieje në një piceri.

Testet dhe vaksinat falas të koronavirusit iu dhanë gjithashtu të pastrehëve në Romë dhe njerëzve që jetojnë në varfëri./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 15:32