Papa Françesku shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet operacionit urgjent

Papa Françesku është shtruar në poliklinikën Gemelli në Romë, ku ka shkuar dje për ekzaminime mjekësore, ndërsa sot pritet t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të një pengese të zorrëve.

Sipas gazetës italiane Il Fatto Quotidiano , operacioni “konsiderohet urgjent”, dhe ai pritet të shtrohet në spital për disa ditë. Duhet të theksohet se në vitin 2021, Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë.

Dje Papa shkoi në spital duke u ankuar për dhimbje stomaku dhe iu nënshtrua një skaneri CT.

Rezultatet alarmuan mjekët të cilët vendosën se një operacion i ri ishte i nevojshëm.

Është pranimi i tretë në poliklinikë, pas vitit 2021, kur ai u shtrua për 10 ditë dhe në mars të 2023, kur kishte brochit dhe ishte i shtruar për tre ditë.

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, konfirmoi se pas përfundimit të seancës, Papa “shkoi në Spitalin Universitar Gemelli, ku në orët e pasdites do t’i nënshtrohet operacionit.

Operacioni, sipas zëdhënësit të Vatikanit, u koordinua nga ekipi mjekësor që ndihmon Papën.

Shtimi i tij në spital do të zgjasë disa ditë, shtoi Bruni, për të mundësuar një ecuri normale pas operacionit dhe shërim të plotë funksional./Albeu.com/