Papa Françesku ka thënë se Organizata e Kombeve të Bashkuara janë të pafuqishme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në një intervistë në spanjisht me agjencinë kombëtare të lajmeve të Argjentinës Télam, Papa tha se kushtetuta e OKB-së “nuk i jep organizatës atë lloj pushteti”.
Papa tha se ndërsa OKB-ja ishte në gjendje të ndihmonte në parandalimin e luftërave, ajo nuk kishte “nuk kishte fuqi për të pohuar autoritetin e saj” mbi luftën e Ukrainës dhe konfliktet e tjera në mbarë botën.
Ai gjithashtu bëri thirrje për “guxim dhe kreativitet” nga institucionet ndërkombëtare, duke thënë se të dyja janë të nevojshme për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve shumë serioze./albeu.com