Ndërsa tensionet në Lindje, mes Rusisë e Ukrainës sa vijnë e po bëhen më të dukshme, Papa Francesku është shprehur se një luftë mes dy vendeve do të ishte çmenduri.
Papa është shprehur optimist se tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë do të zgjidhen falë dialogut shumëpalësh. Papa falenderoi ata që morën pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Lutjes për Paqe në Ukrainë, me 26 janar.
“Le të vazhdojmë t’i lutemi Zotit për paqen në mënyrë që tensionet dhe kërcënimet e luftës të mund të zgjidhen përmes një dialogu serioz dhe shpresoj që “Formati i Normandisë” të kontribuojë në këtë qëllim, tha ai duke iu referuar bisedimeve Rusi-Ukrainë, Gjermani dhe Francë.
“Dhe të mos harrojmë. “Lufta është çmenduri”, përfundoi kreu i Kishës Katolike Romake./albeu.com/