Panik në Lezhë, shpërthen kabina elektrike e pallatit, banorët në alarm

Një kabinë elektrike pranë një pallati ka shpërthyer në flakë, në “Bregun e Drinit” në Lezhë. Ngjarja tronditëse është regjistruar mbrëmjen e sotme duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e pallatit.

Fillimisht ka qenë zjarri që ka mbuluar korridoret e pallatit, kjo ka bërë që banorët të largohen me shpejtësi duke dalë në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes. Nga zjarri brenda pallatit dhe shpërthimi i kabinës, ka ngelur pa energji një pjesë e qytetit të Lezhës.


Shtuar 8.01.2025 19:58

Tags: ,