Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në bazë të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë 2 596 testime ndërsa janë regjistruar 641 pacientë të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 641 pacientë.

Vazhdon të jetë numri i lartë i personave që kanë humbur jetën nga KOVID-19. Në 24 orët e fundit 39 persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 149.221 raste. Numri i pacientëve të shëruar është 126.234, ndërsa i të vdekurve është 4.595.

Numri i rasteve aktive është 18.392.


Shtuar 22.04.2021 16:59