Pamjet me dron/ Pjesëmarrje masive e pedagogëve në protestën e studentëve para Kryeministrisë! Të rinjtë refuzojnë dialogun, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Ditën e sotme, pedagogët dhe studentët u mblodhën para Kryeministrisë në një protestë kundër dhunës policore dhe në mbështetje të kërkesave të të rinjve.

Siç shihet edhe në këto pamje me dron, pjesëmarrja e padagogëve ka qenë jashtëzakonisht e lartë.

Të lidhura

None found

Protestuesit kanë refuzuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke këmbëngulur se pa dorëheqjen e tij nuk mund të ketë negociata.

Pedagogu Sandër Kovaçi, u ka bërë thirrje prindërve dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës, ndërsa ka theksuar se dialogu duhet të zhvillohet drejtpërdrejt mes qeverisë dhe studentëve.

Po ashtu, ai komunikoi vendimin e pedagogëve për të dalë çdo ditë në orën 10:00.

Në qendër të protestës është edhe refuzimi i tryezës së dialogut të propozuar nga Rama. Përmes thirrjeve “Pa dorëheqje s’ka dialog” dhe “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, protestuesit kanë shprehur kërkesën për largimin e kryeministrit.

Po ashtu studentët kanë hedhur karriget me shënimin “Dialog” të vendosur më herët nga kryeministri Edi Rama.