Kanë mbërritur pak më parë në Aeroportin e Shkupit 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik në Bullgari.
Transportimi i tyre është vonuar me disa orë për shkak të motit të keq.
Ata janë sjellë me dy avionë ushtarakë nga Bullgaria.
Viktimat u dërguan në Shkup pas përfundimit të ekzaminimeve nga autoritetet lokale për shkaqet që çuan në vdekjen e tyre.
Tashmë trupat do t’u kthehen familjarëve, të cilët do të kryejnë edhe varrimin e tyre.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më datë 23 nëntor ku autobusi po kthehej nga një udhëtim në Turqi./albeu.com/
KLIKO KETU PER VIDEON