Modelja dhe aktorja Elianis Garrido, 35 vjeçe, ishte duke bashkë-prezantuar programin televiziv ‘Lo Sé Todo’ më 16 mars kur papritur dukej sikur nuk merrte dot frymë dhe u shemb në dyshemenë e studios.
Ish-modelja shihet fillimisht që lëviz sikletshëm ulur në stolin e saj, teksa qëndronte pranë bashkë-prezantuesit Ariel Osorio.
https://www.youtube.com/watch?v=r38kVl-ECmA
Teksa gruaja shihet gjithnjë e më shumë në siklet, ajo tenton të ngrihet në këmbë duke iu larguar kamerave duke mbajtur gojën me dorë.
Disa momente më vonë ajo shembet përdhe nga karrigia e saj, dhe disa anëtarë të setit tentojnë t’i vijnë në ndihmë.
Rrjeti u detyrua të kalonte në reklama për të kontrolluar prezantuesen e tyre të sëmurë.
Prezantuesja u largua për në klinikë ndërsa Osorio informoi shikuesit se kolegia e tij kishte pësuar “probleme frymëmarrjeje”.
Ai iu drejtua nënës së Garrido, duke thënë: “Çdo gjë është mirë, Eli është shumë mirë, ajo do të të marrë në telefon së shpejti.”
Skena të tilla janë parë çuditërisht shpesh vitet e fundit ndërsa asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë nga ekspertët./Albeu.com/