Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afërisi të fshatit Panaja. Një automjet ka përfunduar plotësisht i shkatërruar jashtë rruge teksa grupi hetimor dhe policia kanë filluar punën për shpëtimin e personave që ndodhen në të.
Bëhet me dije se në automjet ndodheshin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është nxjerrë nga banorët e zonës dhe është dërguar për në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.
Vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në automjet, ndërkohë që dyshohet se në aksident ka persona që kanë humbur jetën.