PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur “gangsteri” qëllon gjakftohtësisht me plumb në kokë vëllezërit në Greqi

Mediet greke kanë publikuar pamjet tronditëse nga të shtënat në Gazi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës. Një person i armatosur qëlloi me plumb në kokë dy vëllezër dhe shokun e tyre jashtë një klubi nate.

Në video shihet se midis tyre dhe autorit fillimisht nis një konfrontikm fizik i cili më pas degradon në përdorimin e armës.

Brenda pak sekondash dhe para syve të qindra klientëve të klubit të natës, personi i armatosur nxjerr armën dhe fillon të qëllojë.

Fillimisht shënjon të riun që u përlesh me bashkëpunëtorin e tij, më pas qëllon në kokë personin e dytë që po tenton të largohet ndërsa nuk heziton të qëllojë edhe një pjesëtar të tretë të grupit që po shikonte përleshjen.

Nga video konfirmohet se autori ka hapur zjarr me një pistoletë të vogël, dhe ka qëlluar tre viktimat, duke synuar kokën.

Policia ka në dorë materialin konkret si dhe deklaratat e shtatë anëtarëve të grupit që u shpëtuan plumbave të autorit.

Sipas informacioneve, të rinjtë kanë dëshmuar se sherri ka nisur për një arsye të parëndësishme kur njëri prej tyre u ka bërtitur “eeee” të tjerëve por autori mendoi se po fliste me të.

Menjëherë, ata ndaluan xhipin e tyre në rrugën dhe dolën duke kërkuar të flisnin të rinjtë, të cilët u përgjigjën se nuk po flisnin me ta./albeu.com


Shtuar 17.12.2023 11:36