PAMJE TË RËNDA/ I moshuari vret dy protestues pse i kishin zënë rrugën (VIDEO)

Dy protestues të ndryshimeve klimatike janë qëlluar për vdekje nga një pensionist 77-vjeçar.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Panama, ku pensionisti amerikan, ish-avokati, Kenneth Darlington ka qëlluar me pistoletë protestuesit.

Pamjet tronditëse janë filmuar me kamera dhe postuar në rrjetet sociale. Në to dallohen protestuesit që kishin bllokuar rrugën, ndërsa pensionisti amerikan zbret nga makina dhe u afrohet me pistoletë në dorë.

Pas pak minutash konfrontim, ku besohet se u ka kërkuar të hapin rrugën, qetësisht ai ka ngritur dorën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, siç raportojnë mediat lokale, duke vrarë dy.

77-vjeçari, amerikan i lindur në Panama, është arresuar vetëm pak minuta pas ngjarjes.


Shtuar 9.11.2023 17:07