Pamje të frikshme, me shpejtësi marramendëse i riu rrotullohet në rrugë dhe përplaset me murin e lokalit (VIDEO)

Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin Vlorë-Babicë ku shoferi E. H., 21 vjeç doli nga rruga dhe përfundoi duke u përplasur me murin e një lokali.

Nga pamjet e Fax News  i riu ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tepër të lartë duke u rrotulluar në rrugë dhe duke u përplasur më pas me murin e lokalit.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se i riu u transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, shtetasi E. H., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.08.2021 21:44