Pamje rrëqethëse: 10 vjeçari tërheq me karrocë vëllain për t’u larguar nga lufta (FOTO LAJM)

Këto pamje vijnë nga Gaza, pas sulmit të nisur nga Izraeli natën e së premtes,  kundrejt palestinezëve.

Deri më tani, numërohen 119 viktima ku prej tyre 31 janë fëmijë. 

 Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten fushata “do të marrë më shumë kohë”. Zyrtarët izraelitë thanë se Hamasit, grupit më të fuqishëm militant të Gazës, duhet t’i jepet një goditje e fortë parandaluese përpara çdo armëpushimi.

 Deri më tani, rreth 1.800 raketa janë qëlluar në drejtim të Izraelit, nga të cilat 430 nuk arritën në Rripin e Gazës ose keq funksionuar, raporton Reuters.

Në foto e publikuar nga mediumi Reuters shikohet një djalë 10 vjeç  palestinez i cili tërheq një karrocë që mbante vëllanë e tij dhe sendet e tyre ndërsa ata largoheshin nga shtëpia e tyre gjatë sulmeve ajrore nga atelieritë izraelite, afër një ndërtese të shkatërruar në Gaza.

Shtuar 14.05.2021 10:29