Paloka pritet të mbyllë “kapitullin” si kryetar, Kryesia do t’i propozojë Këshillit Kombëtar shkarkimin e tij

Ditën e nesërme pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e propozuar nga Basha.

Sipas burimeve, pritet që Kryesia e PD të propozojë shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Mësohet se sot në Kryesi do të votohet vetëm shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve. Ndërsa, vendimi për Palokën dhe anëtarët e Kryesisë merren nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar./albeu.com/