Një 19-vjeçar ka hyrë brenda pallatit mbretëror në Britaninë e Madhe me një hark në dorë, duke alarmuar sigurinë e pallatit.
I riu ka përdorur një shkallë dhe një litar për t’u ngjitur në gardhin metalik të Kullës.
Sipas Daily Mirror, kamerat e sigurisë e kanë regjistruar të dyshuarin dhe u morën të gjitha masat për të mos lejuar asnjë rast të tillë të përsëritet.
Mediat britanike shkruajnë se i riu vuan nga çrregullime mendore dhe po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Harqet konsiderohen armë vdekjeprurëse në Britani, por nuk duhet një leje e veçantë për t’i blerë apo zotëruar ato.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dikush i prish qetësinë mbretëreshës, pasi një ngjarje e tillë ndodhi në vitin 1982, kur 30-vjeçari Michael Fagan arriti të hynte në dhomën e saj të gjumit, në Pallatin Buckingham, ndërsa Elizabeth ishte në shtrat./albeu.com/