Pala greke lehtëson masat për shqiptarët, çfarë ju nevojitet për të kaluar kufirin

Pala greke ka njoftuar lehtësimin e masave në pikën kufitare.

Tashmë, të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Në çdo rast, testet anticovid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare./albeu.com


Shtuar 28.07.2021 14:45