Paketa e krizës, Rama: Sa do i rrisim pensionet, ndihmën ekonomike dhe ndihmën për personat me aftësi të kufizuar këtë vit

Kryeministri Edi Rama tha se indeksimi i pensioneve për këtë vit është 9.5%.

Lajmin Rama e bëri të ditur teksa ka zhvilluar një komunikim për mediat ku është prezantuar edhe paketa anti-krizë.

“Dua të jem sa më i përmbledhur. Jam këtu për të detajuar pjesë të caktuara të paketës antikrizë. Ajo është konceptuar i një mbështettje afatmesme dhe jo e përkohshme. pra e kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme se kur e ka fundin. Angazhimi është t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme.

Do të kemi një indeksim të pensioneve të llogaritur me normën e indeksionit. Kjo do të ndodhë edhe për persona me aftësi të kufizuara, do të bëjmë një ndërhyrje me 7.5% për të gjithë Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë për gratë kryefamiljare me dy fëmijë”, tha ai./albeu.com/