Pak ditë para inaugurimit, shpërthehet me tritol hoteli në Sarandë

Foto ilustruse

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen nr.4.

Sakaq, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë.

Nga informacionet paraprake, hoteli ishte pak ditë para inaugurimit, ndërsa i është vendosur edhe në 2021 eksploziv.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shtuar 29.06.2022 22:53