Parashikimi i motit për datën 30 qershor 2022

Të enjten vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore.

Në këto zona reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 19 deri 35°C

në zona e ulëta 19 deri 37°C

në zona bregdetare 22 deri 34°C

Ju urojmë një ditë të mbarë!


Shtuar 29.06.2022 22:55