Në dosjen penale të dënuarit Ervin Zallumi, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 234 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Shkurt, Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor 2020.
Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.226 prot datë 10.09.2019, i cili fillon me datën 03.11.2019 dhe përfundon me datë 14.03.2021 dhe rezulton se i dënuari Ervin Zallumi, ka dalë në punë 18 ditë e konvertuar në ulje dënimi 2.1 ditë konkretisht;
Për muajn Shkurt 2020 ka dalë për punë me datë 11,24,25,26 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Mars 2020 ka dalë për punë me datë 2,3,4,5,6,9dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Prill 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Maj 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Qershor 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Korrik 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Gusht 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Shtator 2020 ka dalë për punë me datë 30 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Tetor 2020 ka dalë për punë me datë 1,2,5,7,12,14,19 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.
Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorian Nukaj Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci, Fatos Lika, Mato Mataj Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Përgjegjës i Sektorit të Financës, Florida Mata.
Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP
Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 35.1 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 2.1 ditë ulje dënimi nga puna.