Osmani: Bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutë, javën tjetër takim i ri në Sofje

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani sot në brifing me gazetarët tha se javën e ardhshme do të vizitojë Sofjen për të biseduar për pakon politike të bisedimeve.

“Javën e ardhshme dy Ministritë do të vazhdojnë bisedimet në nivel ekspertësh për pakon e çështjeve politike, ku jemi në proces të tejkalimit”, tha Osmani.

Osmani theksoi se në shënimin i përbashkët i lindjes së Goce Dellçevit është vendim i dy qeverive, duke shtuar se Komisioni për Çështje Historike ka marrëveshje për shënim të përpbashkët të pesë figurave, në mesin e të cilëve dhe për Shën Kirilin dhe Metodin dhe Klimentin e Ohrit.

“Mendoj se gjeste të këtilla politike mund vetëm të ndihmojnë në ambient, sepse dallimet nuk duhen parë gjithmonë si negative për marrëdhëniet mes dy vendeve sepse në fund të fundit historia është e tillë që lejohet multiperspektiva, kështu që ndonjëherë preferohet interpretim i ndryshëm i ngjarjeve historike”, shtoi Osmani.

Osmani paralajmëroi edhe kalendar që do të përfshijë qëndrimet e dy vendeve në lidhje me çështje të caktuara.

“Të gjitha çështjet, ato që janë të rëndësishme për ne dhe të rëndësishme për Republikën e Bullgarisë, të jenë të ndërlidhura në një plan kohor, në një paketë të dakorduar, sepse mendoj se vetëm kështu do të kemi garanci se këtu do ta mbyllim këtë çështje dhe se nuk do të bisedojmë diskutojnë për çështje të tjera më tej”, tha Osmani.

Pa caktuar afate, Osmani e ritheksoi se bullgarët do të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Është një kërkesë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë përkatësi etnike bullgare, kështu që çdo qytetar i RMV-së ka të drejtë të bëjë kërkesat e veta para se shteti të reagojë”, tha Osmani.

Negociatat mes dy vendeve vazhdojnë përmes komisioneve, ndërsa Osmani theksoi se në këto bisedime “katër herë flitet për të ardhmen dhe një herë për të kaluarën”./tv21