Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 mars që të lërë në arrest me burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që ishte arrestuar në zyrë më 10 shkurt, me akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Veliaj, me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenin Elman Abule, kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal.
Sipas gazetares Klodiana Lala, për këtë vendim gjykata ngre pretendimet se mes tyre krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal dhe këtë gjykata e ka bërë, e ka bërë edhe për drejtorët e “5D” dhe ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
“Gjykata e Apelit në 140 e ca faqe ka dhënë argumetat dhe thotë se Erion Veliaj është ende në rolin e kryetarit të bashkisë dhe mund të dëmtojë provat. Më pas prokuroria dhe gjykata e ka konfirmuar, se ai ka bërë presion ndaj drejtësisë. Janë përdorur bisedat telefonike të Veliajt me vëllain dhe bashkëshorten, sipas të cilave ai dirigjonte sulmet ndaj drejtësisë duke u thënë, si në një bisedë me vëllain, që “të merren me ta me kuç e me maç”. Përdoret edhe rreziku i ikjes për shkak të pushtet që gëzon. Gjykata thotë që është i rrezikshëm sepse brenda qelisë ka orkestruar sulmet.
Gjykata në një nga pasazhet ngre pretendimet se mes tij, bashkëshortes dhe biznesmenit Elman Abule krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal. Nuk është e para herë që gjykata e ka bërë, e ka bërë për drejtorët e “5D”, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Gjykata e Apelit nuk mund të rëndojë pozitën e të pandehurit. Më duket e paarsyeshme ky arsyetim i gjyqtarit Engert Pëllumbi, sepse i takon gjyqtarit Erion Bani.
Zoti Veliaj deri më tani nuk ka askuzë nga SPAK për grup të strukturuar kriminal”- tha Lala.