Organizoi më shumë pjesëmarrës se sa e lejon akti normativ, gjobitet subjekti në Mamurras

Në kuadër të kontrolleve të respektimit të masave anti-Covid nga uniformat blu, është gjobitur një subjekt në Mamurras, pasi u konstatua se kishte organizuar ceremoni festive me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar në Aktin normativ.

Në njoftimin e policisë thuhet se është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin me inicialet E. K., banues në Mamurras.

NJOFTIMI I POLICISË:

Viar, para apo pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Organizoi ceremoni festive me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar, ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje apo me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Mamurras, Kurbin, 1 subjekt që kishte organizuar ceremoni festive me pjesëmarrës mbi numrin e përcaktuar në Aktin normativ.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për pronarin e subjektit, shtetasin E. K., banues në Mamurras, për shkelje të numrit të pjesëmarrjeve të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

/albeu.al/


Shtuar 9.08.2021 11:51