ORA/ Yuri Kim vizitë në Kryesinë e Kuvendit, pritet të takohet me Lindita Nikollën

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim pritet të zhvillojë një vizitë në Kryesinë e Kuvendit.

Sipas burimeve, mësohet se Kim do të takojë në orën 13:30 kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i diskutimeve mes Kim dhe Nikollës, por mbetet për t’u parë në vijim./albeu.com/