“Opozita do t’ia garantojë 100 % vdekjen politike”, Berisha-Ramës: I ka bashkëpunëtorët në birucë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar më kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha është shprehur se opozita e vërtetë do i sigurojë kryeministrit vdekjen politike 100 %.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha i është drejtuar kryeministrit me deklarata të ashpra, ndërsa u shpreh se opozita do t’ia sigurojë 100% vdekjen politike Edi Ramës.

“Psikoza e vdekjes e kap njeriut kur ia ka kryer krime që tejkalojnë në dëmet e tyre edhe vrasjet. Psikoza e vdekjes e kap njeriu kur bashkëpunëtorët e tij ndodhën në biruca dhe çdo natë e thërrasin eja tek ne, siç është rasti i Bllakos. Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur e di se është kapur në flagrancë duke vjedhur votën e shqiptarëve. Ai përfytyron natën me ankthe. Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur… Opozita jo vdekjen biologjike, por vdekjen politike do t’ja garantojë 100%”, tha Berisha./albeu.com/