Nga Edi Oga
Sot, qytetari “mesatar” është më i vjedhur se kurrë më parë!
E vjedh Putini dhe të gjithë ata që nxjerrin përfitime nga lufta e tij! Prej kësaj lufte, ka pakësim të produkteve me rëndësi jetike, si rrjedhim shtrenjtim të tyre.
E vjedhin tregëtarët-spekulantë të produkteve të mësipërme.
E vjedh shteti me ligje dhe borde, me pretekst luftën.
E vjedhin ofruesit e çdo produkti tjetër, me pretekstin “është rritur nafta”.
E vjedhin ofruesit e çdo shërbimi me pretekstin “janë rritur të gjitha”.
E vjedhin kudo që është i detyruar të paguajë. Kudo paguan më tepër se më parë. Prandaj qytetari “mesatar” këtë verë bëri më pak pushime se vitin që kaloi ose nuk bëri fare!
Të fundit fare, po i vjedhin edhe shpresën. Teksa sheh në televizor ish-kriminelë shtetërorë që e shtyjnë qytetarin “mesatar” të mësyjë për të rrëzuar kriminelët shtetërorë të pushtetit aktual!