Dy truprojat e ish-minitrit të Brenshëm Saimir Tahiri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar.
Hekuran Marku, arrestuar në Gjermani dhe Paul Deda alias Agustin Deda, është arrestuar në Francë.
Prokuroria Posaçme (SPAK) ka derguar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri.
Kujtojmë se, Hekuran Marku dhe Agustin Deda u shpallën në kërkim që prej një muaji e gjysmë, pasi dolën në përgjimet e megaoperacionit “Shpirti” dhe janë të dyshuar si i përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të kanabisit./albeu.com