Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar dy persona të kërkuar nga SPAK e GJKKO për vrasje, drogë dhe grup kriminal (EMRAT)

Policia e Shtetit ka përmbyllur faza të reja të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në koordinim me autoritetet partnere në Spanjë, Rumani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Si rezultat, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt Shqipërisë dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Nga Mbretëria e Bashkuar, nëpërmjet bashkëpunimit të Interpol Mançesterit me Interpol Tiranën, u ekstradua shtetasi Xhuljano Hoxha, 31 vjeç, lindur në Berat.

Të lidhura

None found

Hoxha kërkohej nga SPAK, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” në prill 2024. Ai dyshohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Çështja lidhet me operacionin e zhvilluar më 10 nëntor 2022 në fshatin Drenovicë të Beratit.

Ndërkohë, në Rumani u arrestua Aurel Hoxhallari, 49 vjeç, i lindur në Tiranë, i cili do të ekstradohet në Shqipëri.

Hoxhallari ishte shpallur në kërkim nga GJKKO që prej prillit të vitit 2018 për veprat penale “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje e armëve e drogës”. Sipas akuzës, më 29 janar 2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, ai, në bashkëpunim me një shtetas grek dhe persona të tjerë, vrau me armë zjarri shtetasin D. K. Gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të grupit, policia sekuestroi 9 armë zjarri dhe 130 kg kanabis.


Shtuar më 16.08.2026 14:02

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet giriş